E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë, po riparonin defektin në transformator, plagosen tre punonjës të OSHEE

Tre punonjës të OSHEE në Vlorë janë plagosur, teksa po riparonin një defekt. Ngjarja e rëndë ndodhi në nënstacionin e ish-fabrikës se çimentos.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit. Ndërkohë duket se pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.

 

Reklamë

Ndërkohë dy prej të plagosurve janë transportuar në Repartin e djegie-plastikës në QSUT në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë.

 

Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë