Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, duke kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë D. B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë këtij viti.
Nga hetimet rezulton se 37-vjeçari është autor i këtyre ngjarjeve:
Më 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2” dhe ka vjedhur pajisje elektrike;
Po atë ditë, ka tentuar të vjedhë një dyqan tjetër në lagjen “Pavarësia 3”;
Më 23.07.2025, ka tentuar të vjedhë një magazinë në lagjen “1 Maji”;
Më 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro në një tjetër magazinë, po në lagjen “1 Maji”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
/vizionplus.tv





