E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, gjenden 93-rrënjë bimë narkotike, arrestohet 55 vjeçari

Policia arreston në flagrancë një person për kultivimin e 93-rrënjëve bimë narkotike, të mbjella pran banesës së tij. në pranga ka rënë Hajri Jaupaj, 55 vjeç, banues në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Ujë i ftohtë”, policia ka konstatuar të mbjella disa bimë narkotike pranë dhe brenda banesës së Hajri Jaupi, në vendin e quajtur “Jonufër”. Në këtë pronë, u konstatuan gjithsej rreth 94 bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva” me lartësi 3 – 30 cm, të cilat ishin të mbjella në tokë, në bidona plastikë, në kubikë, si dhe në vazo të vendosura në taracën e banesës së këtij shtetasi. Bimë të cilat u asgjësuan me djegie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë