E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ Dallgët nxjerrin të ngordhur në breg breshkën detare “kareta-kareta” (VIDEO)

Një breshkë e llojit kareta-kareta ka dalë e ngordhur në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë. Breshka mendohet se është rreth 50-vjeçare.

 

Një nga specialistët e zonave të mbrojtura, së bashku me një specialist kroat, kanë marrë mostra nga kjo breshkë dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur pikërisht për shkak të konsumimit të plastikave ndodhur në ujërat e detit.

 

Reklamë

Kjo nuk është hera e parë që breshka të tilla dalin të ngordhura në bregdet. Specialistët mjedisorë i shohin këto ndotje si problematikë për këto gjallesa dhe jo vetëm.

 

Brenda dy viteve janë gjetur të tilla në bregdet rreth 30 breshka, kryesisht të llojit kareta-kareta. 15 prej tyre të ngordhura, ndërsa të tjerat, janë kthyer sërish në habitatin e tyre pas ekzaminimeve të kryera.

 

https://streamable.com/4whpev

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë