Subscribe

Vlora çeli mbrëmjen e të enjtes sezonin e ri turistik me një koncert festiv.

 

Këngëtar të njohur të muzikës shqiptare performuan për qytetarët vlonjatë, të cilët festuan deri në mesnatë.

 

Për kryebashkiakun Dritan Leli, pamjet që ofron qyteti këtë vit turistik dëshmojnë transformimin që është bërë falë investimeve me projekte madhore.

 

Vlora, u vizitua vitin e kaluar nga rreth 40 mijë turistë. Ndërkohë përtej pritshmërive, ky sezon pritet të ketë një ulje të numrit të vizitorëve për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Megjithatë autoritetet janë optimiste se pushues nga vendet të tjera të botës, do të vizitojnë bregdetin e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *