Vlora ende e mbushur me turistë, të huajt shijojnë kohën e ngrohtë dhe peizazhet natyrore në Sazan e Karaburun
Grupe të organizuara me vizitorë të huaj vazhdojnë të mbërrijnë në Vlorë. Ky mes shtatori shënon rritje në turizmën krahasuar me vite më parë. Ndërsa bie në sy larmia e agjencive nga vendet evropiane që zgjedhin të promovojnë dhe sjellin turistë në Vlorë.
Të ndarë mes aventurës dhe relaksit, një pjesë e të huajve preferojnë plazhin, por më shumë interes ka për natyrën: ishullin e Sazanit, Karaburunin si dhe mallet përreth.
“Unë vij nga Çekia, na pëlqen shume këtu, është hera e parë që vijmë këtu, do të bëjmë një tur në plazhet ktu”.
“Kam zgjedhur Vlorën për pushime sepse moti tani në shtator këtu është i mirë. Kisha parë një dokumentar për Vlorën dhe thashë: “Pse jo?”. Meqë këto ishin ditët e vetme që mund të merrja pushim nga puna, zgjodha Vlorën. Por më pëlqen këtu, deti është i bukur dhe ushqimi fantastik.”
“Unë jam nga Polonia, është hera e parë që vij këtu. Por deti qenka shumë i bukur, kam ardhur bashkë me familjen.”
“ Unë jam nga Belgjika, kemi pak ditë që kemi ardhur. Sot do të vizitojmë Karaburunin, na kanë thënë që është shumë bukur.”
Ky sezon për Vlorën ka shënuar sërish sukses në bazë të të dhënave zyrtare për numrin e turistëve dhe të ardhurave të qarkulluara.




