Vllaznia e ka kthyer në stërvitore ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Devollit duke e fituar me rezultatin e thellë 7-0. Në përballjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” kuqeblutë nuk kanë hasur në vështirësi dhe janë shënuar njëri pas tjetrit 7 gola.

 

Në pjesën e parë ka qenë dy herë sulmuesi Dilaver që ka shënuar, e po ashtu edhe Imeri e Marku me 11-metërsh. Ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar edhe tre gola të tjerë që kanë patur për autorë Isaevskin, Jonuzin dhe Dilaver sërish.

 

Në këtë mënyrë, Vllaznia kualifikohet për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ku do të ndeshet me Elbasanin. Për trajnerin Brdariç e rëndësishme është që skuadra prodhoi lojë e gola dhe padyshim që në të njëjtën mënyrë duhet të vazhdojë edhe për të ardhmen.

 

Ndërkohë trajneri i Devollit Trifon Meraku është shprehur se skuadra e tij erdhi në Shkodër thjesht për të respektuar këtë kompeticion.

 

Të mërkurën ndërkohë Vllaznia do të luajë sërish në “Loro Boriçi”, por këtë herë për kampionat ndaj Apolonisë, ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për javën e parë të tij dhe kuqeblutë sigurisht që do të tentojnë ta nisin mbarë edhe këtë kompeticion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *