Është zhvilluar në Korçë etapa e parë e garës në çiklizëm për kupën e Shqipërisë. Gara u mbajt në distancat 69.2 kilometra për të rinjtë dhe 54.6 kilometra për paratërinjtë, ndërsa ne të morën pjesë 14 ekipe, dy prej të cilave nga Maqedonia e Veriut.

 

Rivaliteti mes çiklistëve nuk mungoi për asnjë moment, por Servet Kastrati i ekipit i Vllaznisë dhe  Olsian Velia i Tiranës arritën të preknin të parët finishin në dy kategoritë.

 

 

SERVET KASTRATI ÇIKLIST I VLLAZNISË NE KATEGORINE E KADETEVE

Gara shkoi shumë mirë ishte një terren malor. Arrita të shkëputesha në malore. Ishte një shpërthim në fund. Emocione shumë të mëdha.

 

 

OLSIAN VELIA ÇIKLIST I TIRANËS NË KATEGORINE JUNIOR

Finishi ishte në sprint. Etapa shkoi shumë mirë. Kishte sulme gjatë gjithë kohës se kishim dhe dy ekipe maqedonas dhe gjatë gjithë kohës është bërë me sulme. Dhe u mundova t’i kapja i vetëm. Tirana nuk ka shumë sportista. Vështirësia ishte e madhe, por kisha shpresa që do fitoja. 200 metrat e fundit sulmova.

 

Presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit Skënder Anxhaku bëri thirrje për mbështetje pasi sipas tij ky sport nuk mund të vazhdojë të mbijetojë dhe për shumë kohë.

 

 

SKËNDER ANXHAKU PRESIDENT I FEDERATËS SHQIPTARE TË ÇIKLIZMIT

 

Çiklizmi bën një reklamë të madhe shtetit sidomos turizmit, por do mbështetje.

 

Këtë të martë zhvillohen dhe dy etapat e tjera përmbyllëse të kupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *