Subscribe

Kryeqyteti shqiptar mori një tjetër vlerësim, këtë radhë në Kongresin botëror dhe Panairin e Qyteteve inteligjente në Barcelonë.

 

Kryebashkiaku Veliaj ishte zgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për Tiranën.

 

“Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”

 

Veliaj foli edhe per rezistencën ndaj disa projekteve të bashkisë, duke shtuar se puna për përmirësimin e qytetit nuk do te ndalet.

 

“Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tone, ju jam shumë mirënjohës.”

 

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente morën pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *