E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vlerësim për punën në krye SHISH, Meta dekoron Visho Ajazin

Presidenti i republikës, Ilir Meta vlerësoi ish-drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika me dekoratën e artë të shqiponjës. Ky vlerësim u be me motivacionin per kontributin në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës.

 

Gjatë ceremonisë presidenti Meta theksoi se Shërbimi Informativ ka bërë detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe patriotizëm dhe në kushte mjaft të vështira, shpesh edhe nën presionin e politikës. Forcimi i pavarësisë, integritetit dhe profesionalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror është domosdoshmëri për të forcuar stabilitetin e sigurisë kombëtare të vendit. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga detyra e kreut te Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë