Video · Politikë
Vjosa Osmani vizitë tre ditore në Shqipëri, takim “kokë më kokë” me Metën
Presidenti Ilir Meta do të presë këtë të mërkurë homolegen e tij të Kosovës Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë të parë shtetërore.
Ceremonia zyrtare e pritjes solemne me truprojë nderi dhe ekzekutimi i të dy himneve, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, në ora 15.30.
Reklamë
Më pas, të dy krerët e shteteve do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive.
Po ashtu, ata do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 17:00.
Më shumë video
Reklamë




