Subscribe

Përfundon raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në dy raundet e para, Vjosa Osmani nuk ka marrë dot  votat e nevojshme.

Në raundin e tretë, gjithçka është më e thjeshtë, pasi kandidates për Presidente i mjafton mbështetja e vetëm 61 deputetëve.

Në raundin e parë votuan 81 deputetë, por 12 fletë votimi u shpallën të pavlefshme dhe Vjosa Osmani mori vetëm 69 vota.

Ndërkohë, në raundin e dytë morën pjesë 82 deputetë dhe 11 fletë rezultuan të pavlefshme, ndërsa Osmani mori 67 vota.

Seanca e Kuvendit të Kosovës kishte filluar të shtunën, mirëpo ajo u shty për të dielën pasi në dy votime të raundit të parë të votimit nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i votave. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *