Disa rrugë në Tiranë janë bllokuar gjatë pasdites së sotme përreth një orë, teksa në Shqipëri vjen skuadra kombëtare e futbollit e Izraelit.

Më konkretisht, akset që do të bllokohen janë:

Duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *