Duke filluar nga kjo e merkure; gradualisht mbi vendin tonë mbi vendin tonë depërtojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit. Vranësirat në relievet e larta malore të zonës veriut do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

 

Në mënyrë të izoluar këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe rrufe. Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi deri në 4-6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.            

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 17 deri 32°C, në zona e ulëta 18 deri 36°C dhe në zona bregdetare 20 deri 34°C.

 

Mbi Rajonin e Ballkanit qarkullojnë masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira kalimtare. Megjithatë në pjesën qëndrore dhe veriore të rajonit në orët e mesditës dhe pasdites parashikohet shtim vranësirash shoqëruar me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.

 

Sa i përket Kontinentit Europian europa perëndimore, një pjesë e europës qëndrore si dhe pjesa verilindore do të ndikohen nga kushte të paqnëdrueshme atmosferikie ndërsa moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

 

Pjesa tjetër e kontinentit europian parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare si dhe temperatura të larta në vlerat e mesditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *