E premte, 20 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 minuta më parë
Sociale

“Vjehrra s’duhet të vendosë për emrin e fëmijës”/ Bullizmi për emrat e vjetër, ja cilët janë të ndaluar me ligj

Zgjedhja e emrit të fëmijës është një vendim që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës, por përtej traditës familjare dhe preferencave personale, emri mund të ndikojë edhe në mënyrën se si fëmijët perceptohen dhe trajtohen nga të tjerët.

Në emisionin “Takohemi n’Vizion”, diskutimi mbi zgjedhjen e emrave u ndal edhe te kuptimi i tyre, përshtatja me kohën dhe bullizmi, i cili sipas një studimi është rritur ndjeshëm edhe për shkak të rrjeteve sociale.

Të ftuarit në studio, Zugrilda Kërthi, fotografe, Raisa Alimerkaj, graphic designer, Fjordi Subashi, sipërmarrës, dhe Ilejda Cenalliu, studente, ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e emrave dhe ndikimin që ata mund të kenë në jetën e fëmijëve.

Zugrilda Kërthi tregoi se njeh persona me emra të veçantë, të cilët, sipas saj, tingëllojnë bukur dhe tërheqin vëmendjen.

Reklamë

“Kuirda, nusja e një kushëriri tim, ka një emër të veçantë. Tingëllon lezetshëm”, u shpreh ajo.

Ndërsa Ilejda Cenalliu theksoi se emri ka rëndësi dhe se emrat e vjetër shpesh bëhen objekt gjykimi, veçanërisht në ambientet shkollore, ku fëmijët mund të përballen me tallje nga bashkëmoshatarët.

“Emri ka shumë rëndësi. Të jemi realistë, emrat e vjetër edhe gjykohen. Emri ka rëndësi. Sa më mirë të përshtatet me kohën, aq më mirë është. Në shkollë ndodh që fëmijët të bullizohen. Në gjimnaz, sa herë lexohet një emër i vjetër në shkollë, ka të qeshura”, tha Cenalliu.

Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe ndikimi i familjarëve në zgjedhjen e emrit të fëmijës, veçanërisht në rastet kur gjyshërit apo vjehrrat dëshirojnë të imponojnë një emër të caktuar.

E pyetur nga moderatorja Fjodora Fjora se si do të vepronte nëse vjehrra do të dëshironte të vendoste emrin e fëmijës, Raisa Alimerkaj u shpreh se fillimisht do të zhvillonte një bisedë të qartë me partnerin, duke theksuar se vendimi duhet t’u takojë prindërve.

“Si fillim do të ketë një bisedë të qartë dhe të gjatë me partnerin. Unë mendoj që emri është vendim që duhet të merret nga prindërit, deri në momentin kur prindërit kërkojnë ide. Me ultimatum nga vjehrra s’do të doja”, u shpreh Alimerkaj.

Në këtë diskutim, moderatoja Fjodora Fjora përmendi edhe disa emra që nuk lejohen të regjistrohen, për shkak të kuptimit apo natyrës së tyre, duke sjellë si shembuj “Ballakume”, “Avash”, “Gallata”, “Grosh”, “Levere”, “Mëshirë”, “Zehër” edhe shumë të tjerë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.