Subscribe

5 zyrtarë të Gjegjanit në Elbasan, mes tyre administratorja e kësaj njësie administrative, kanë marrë masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Lumturi Hoxha, Ylli Ago, Bardhyr Sharra, Fatmir Lamçja dhe Rexhep Hoxha sipas Prokurorisë, kane abuzuar me tenderin për ndërtimin e landfillit gjatë kohës kur ishin në komunën e Gjegjanit. 1.25 milionë lekë u dhanë nga buxheti për këtë vepër që duhej realizuar për një vit, por ajo nuk u bë kurrë. Aktualisht, ky landifill jo vetëm që nuk është ndërtuar, por e gjithë zona është e rrethuar dhe përdoret nga një subjekt privat. Ndërsa, në dokumentet e ish-komunës Gjegjan, vepra është përfunduar dhe vënë në punë dhe është bërë pagesa, pavarësisht se puna nuk është kryer. Por zyrtarët e ish-komunës së Gjegjanit kishin marrë fonde edhe për mbjelljen e shegëve në 50 hektarë, por në tokën e përcaktuar në projekt janë gjetur veç ferra dhe shkurre. Në vitin 2014, ish-komuna Gjegjan ka realizuar prokurimin publik për pyllëzimin me shegë, me një vlerë prej 32.5 milionë lekësh. Sipas parashikimit, pemët këtë vit duhej të nisnin të jepnin prodhimet e para. Ndërkohë, nga verifikimi në terren, rezulton se në hapësirën bujqësore të prokuruar, nuk rezulton thuajse asnjë pemë shegë. Ndërkohë për këtë prokurim, shuma e parashikuar rezulton e paguar e gjitha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *