Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lire, pas një operacioni.

 

Në pranga ranë J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi” L.Gj.,16 vjeç.

 

Në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e policisë “Shqiponja “kanë identifikuar një mjet të dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

 

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

 

Policia ka sekuestruar armë zjarri automatik,  municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *