Një kompjuter dhe një televizor janë vjedhur gjatë natës nga dega e PD-së në Cërrik. Denoncimi u bë nga sekretarja e degës.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Tomor Alizoti, e ka cilësuar ngjarjen si një akt politik të qëllimshëm dhe të turpshëm. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për dëmtime materiale, por për cenimin e një hapësire politike që përmbante të dhëna të ndjeshme për votuesit demokratë, të cilat tashmë mund të jenë në duart e kundërshtarëve politikë.
Lexo edhe :
Related Posts
Alizoti kërkoi reagim nga ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së, ndërsa tha se në BE nuk shkohet me xhepista dhe thyerje xhamash.
Alizoti: Thyerja e zyrës është akt politik. Nuk bëhet fjalë për sende, bëhet fjalë për cenimin e një zyre elektorale gjatë fushatës elektorale. Kompjuteri përmban listat e sigurta të votuesve të demokratëve, i cili është informacion i PD-së dhe tani është në duart e kundërshtarit. Ta shohin të gjithë ata që besojnë te BE, të gjithë ambasadorët e OSBE-së, ta shohë edhe SPAK pasaportën evropiane. Zoti kryeministër, unë e di që çdo hajdut në Shqipëri është i lidhur me ju. Të jeni i sigurt që është kënaqësia jonë si PD të shtypim njerëzit banalë. Kjo që keni bërë sot duke cenuar degët elektorale është një akt i turpshëm, është një akt burracak politik, por vetëm na vërteton që çdo hajdut në Shqipëri është mik i juaji. Në BE nuk shkohet me xhepista dhe me thyerje xhamash./vizionplus.tv






