Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas arrestimit të katër punonjësve të këtij institucioni, të cilët vidhnin ndihmat e qytetarëve dhe shoqatave të ndryshme.

 

Përmes një reagimi, Bashkia shprehet se distancohet totalisht nga këto veprime të turpshme, teksa shton se policia dhe drejtësia do të kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ashtu, Bashkia thekson se asnjë pajisje që është dhuruar nga kompani gjermane për spitale dhe shkolla nuk është prekur.

 

Katër punonjësit arritën të merrinin vetëm disa maska dhe shtroje, ndërsa në reagimin e bashkisë theksohet se veprimi i kryer  është i shëmtuar dhe i dënueshëm.

 

Reagimi i Bashkisë Pogradec:

 

Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:

 

Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Gjithashtu duam t’i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe  opinionit publik se se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar.

 

Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara. Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer  është i shëmtuar dhe i dënueshëm.

 

Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen  në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët.

 

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *