Forcat e rendit në Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Erlin Mahmutllari, 23 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

 

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas duke përdorur dhunë psikologjike i ka vjedhur, shtetasit E.B, 17 vjeç, banues në Vërdovë, mjetin motor tip “Dayang”, në pronësi të një biznesi privat në të cilin ky i fundit është i punësuar, si edhe një sasi lekësh.

 

Motori u gjet i djegur pranë vendit të quajtur “Varrezat e grekut” në Rëmenj ndersa nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive të cilën e posedonte pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *