E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

Vjedh makinën por e pikas komshiu, policia e kap pas ndjekjes

Një shtetas i cili tentonte të vidhte një automjet është arrestuar në qytetin e Elbasanit.

 

J.K., 61 vjeç, banues në Elbasan u kap në flagrancë tenksa tentonte të vidhte automjetin në pronësi të shtetasit B.B., i cili ishte i parkuar para banesës. Mirëpo hajduti është pikasur nga fqinji i pronarit të makinës, i cili ka njoftuar Policinë.

 

Reklamë

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit i cili dyshohet se ishte vjedhur dhe kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, autorit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet të mprehtë thikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë