Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos tha se vendi ynë është duke ecur në ritme shumë të mira.
Znj.Kos theksoi se ecuria për grupin-kapitullin është shumë e rëndësishme.
Komisionerja për Zgjerimin në BE nënvizoi se vëmendja tani është tek zbatimi i reformave dhe në veçanti tek reforma në drejtësi.
Marta Kos: Rrugëtimi juaj drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë. Ju po ecni vërtetë shumë mirë. Më ka lënë shumë mbresa mikpritja juaj, ma kishin thënë këtë gjë, por unë e provoi tani. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, sepse e meritoni. Europa nuk do jetë më e madhe por dhe më e fortë. Ju keni kampionë për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Unë jam komisionerja e parë që vij nga ky rajon dhe e di shumë mirë se sa fort duhet të luftosh që të jesh pjesë e BE-së. Ky do të jetë suksesi ynë i përbashkët. Ju jeni të harmonizuar me politikën e jashtë dhe të sigurisë së BE-së. Unë besoj se ne sot do kemi ratifikimin në Parlament, në mënyrë që t’i japim Shqipërisë shumën e 1 miliardë eurove, në mënyrë që të kryhen të gjitha reformat e nevojshme. Është super fantastike kjo që po bëni ju, është madhore. Vëmendja tani është tek zbatimi i reformave dhe në veçanti tek reforma në drejtësi që e mbështes thellësisht vetë. Ecuria për grupin-kapitullin është shumë e rëndësishme.
/vizionplus.tv





