Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Abazoviç kanë takuar në Kiev homologun e tyre ukrainas, Denys Shmyhal.

 

Kryeministri Rama shoqërohej edhe nga Ministrja e Shteit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali të cilët vizituan Kievin me ftesë të Presidentit Zelensky.

 

Rama dhe Abazoviç mbërritën në Ukrainë me tren këtë mëngjes.

 

Më herët krerët e shteteve vizituan disa zona të ndryshme të shkatërruara nga agresioni rus.

 

Ata vizituan gjithashtu edhe muzeun e luftës.

 

Gjatë takimit më herët Zelenski tha se prezenca e partnerëve dnërkombëtarë në Ukrainë është mbështetje për qytetarëqt e vendit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *