Subscribe

Pavarësisht se gjithë vëmendjen e ka përqendruar tek reforma në drejtësi, kryeministri Rama gjeti kohën të ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të sallës së re operative të policisë. I shoqëruar dhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, Rama tha se kjo është policia e cila nën vizionin e ri po kthen besimin te qytetarët. Në sallën e re operative i gjithë procesi nga marrja e telefonatës deri në raportimin për ngjarjen nga patrulla kryhet në mënyrë elektronike. Sistemi për thirrjet e emergjencave “112” mundëson shfaqjen e numrit thirrës dhe vendndodhjen e përafërt të telefonuesit. Salla ka mundësi të monitorojë në kohë reale vendndodhjen e patrullave nëpërmjet sistemit GPS, pjesë e kamerave të trupit. Ndërkohë që në raste ngjarjesh, salla ka mundësi të shfaqë në ekran në kohë reale pamjet e kamerave të trupit që ndodhen në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *