Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Vizat e punës që jep Gjermania për Shqipërinë ngelen të pashfrytëzuara

17 Mars 22:14

25.000 viza janë parashikuar të jepen këtë vit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor. Por, sa viza do të jepen me të vërtetë? Një vështrim në shifrat e vitit të kaluar.

5.500 viza pune në vit ka vënë në dispozicion Gjermania për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani. Kjo përbën një të pestën e vizave të parashikuara në kuadër të kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo bëhet e ditur në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në Bundestag. Për Shqipërinë, Maqedonisë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën janë parashikuar nga 4.750 viza pune në vit, pra nga 19 përqind për secilin vend. Ndërsa kontingjenti i rezervuar për Serbinë është pak më i ulët, rreth 4.250 (17 përqind), e për Malin e Zi, janë parashikuar 1.000 viza pune, rreth 4 për qind e kontingjentit.

Qeveria gjermane e ka përcaktuar kontingjentin total të vizave deri në 25 mijë viza pune në vit. Këtu përfshihen vetëm vizat, sipas Rregullores se Ballkanit Perëndimor, e cila është rinovuar më 1.01.2021 dhe vlen deri në vitin 2023. Ndarja është bërë në bazë të disa kritereve, të cilat sipas përgjigjes së qeverisë gjermane, janë: numri i popullsisë, numri i vizave të dhëna në vitin 2018 dhe 2019 dhe numri i kërkesave për vizë.

Shumë pak viza gjatë pandemisë

Numri i vizave në vitin 2020 nuk është marrë parasysh, sepse ka qenë tepër i ulët. Kështu, ndërsa në vitet 2018 dhe 2019 Rregullorja e Ballkanit Perëndimor solli në Gjermani përkatësisht nga  rreth 21.000 dhe 27.000 fuqi punëtore, në vitin 2020 numri i punëtorëve të ardhur ra në 5188, pjesa dërrmuese e të cilëve, 4693, kishte ardhur në tremujorin e parë të 2020, pra, para se të shpallej pandemia dhe të mbylleshin rrugët.

Më pas lejohej të vinte vetëm fuqi punëtore që nevojitej në sektorët kyçë të ekonomisë së vendit. Sipas qeverisë gjermane, nga 494 vizat e punës të lëshuara me rregulloren e Ballkanit Perëndimor në periudhën mars-dhjetor 2020,  pothuajse të gjitha kanë qenë për punonjës në sektorin e shëndetësisë ose shoferë kamionësh. Në këtë periudhë janë dhënë në Prishtinë vetëm 16 viza pune mbi bazën e kësaj rregulloreje e në Shkup 59. Numri më i madh i vizave të punës, sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, në këtë periudhë është dhënë në ambasadën e Tiranës: 202. Pritet që kontingjenti i vizave të Ballkanit Perëndimor të mos shfrytëzohet i tëri as në vitin 2021, për sa kohë që do të jenë të vlefshme rregullat e lëvizjes së kufizuar për shkak të pandemisë.

Dy mocione në Bundestag

Nga fundi i shkurtit 2021, liberalët dorëzuan në parlamentin gjerman një mocion për përshpejtimin e procedurës së dhënies së vizave dhe zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, në Bundestag u debatua mocioni i partisë djathtiste Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila kërkoi anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor me argumentin e krizës ekonomike dhe papunësisë së lartë të shkaktuar nga pandemia.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u mundëson shtetasve të Ballkanit Perëndimor të punojnë në Gjermani edhe pa pasur një kualifikim të njohur zyrtarisht. Kusht është një kontratë pune në Gjermani. Deri tani, prej vitit 2016 e deri në vitin 2020 në këtë mënyrë kanë ardhur në Gjermani afro 100.000 emigrantë, ndër ta mbi 13.200 nga Shqipëria, mbi 21.400 nga Kosova, ndërsa nga Maqedonia e Veriut 20.881./ DW

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Gjermania shqiperia viza pune

Nga e njëjta kategori

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim seksual prej tre vitesh

më shumë...

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake në lagjen e Krujës

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.