E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Vizat” arritje historike, Prishtina e Tirana përshëndesin vendimin e PE

“Qytetarët e Kosovës tashmë janë më afër se kurrë realizimit të lëvizjes së lirë në zonën shengen”, kështu u shpreh kreu i shtetit Hashim Thaçi ne një reagim ne rrjetet sociale pas votimit të Parlamentit Europian.

 

Ndërkohë kryeministri Haradinaj falenderoi të gjithë eurodeputetet që mbështetën lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

 

Reklamë

Edhe Tirana përshëndeti vendimin.

 

Kryeministri Rama e konsideroi një moment te rëndësishëm qe hoqi një njollë, me të cilën Europa cenonte flamurin e vet.

 

Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha tha se ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë