“Vitore Tusha ka 100% mbeshtetjen time, por nuk sakrifikohet Reforma ne Drejtesi.”

 

Kështu është shprehur kryeministri Rama gjatë emisionit “Real Story” lidhur me kandidaturën e propozuar nga presidenti Meta për kreun e KLSH.

 

 

 

“Zonja Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim. Ka  kaluar vettingun. Di që në vendimmarrje ne do ta diskutojmë nëse ka dicka dhe pastaj do ta emërojmë në krye të KLSH.  Është një diskutim për tu bërë por duke parë të gjitha aspektet pasi si kandidaturë nuk është e dyshimtë. Ne sot e kemi kryetarin e KLSH dhe më pas do e diskutojmë emrin e ri. Nëse ka kaluar reformën në drejtësi Vitore Tusha e ka 100% besimin tim. “

 

Rama beson se Meta nuk është kundër reformës në drejtësi.

 

 

Nëse opozita nuk e do reformën nuk do të thotë që dhe presidenti nuk e do. Ilir Meta nuk do ti lejojë vetës votën no sens. Kam respekt per inteligjencen e Ilir Metes. Eshte nje situate qe mund te kalohet edhe për rastin “Lleshi”.  Nga ana imë dhe e jona si mazhoranca ka zero gatishmeri per te sakrifikuar Sander Lleshin dhe Reformen ne Drejtesi. Nga 1 ne 7, Ilir Meta ka 7 mundesi qe ta dekretoje emrin e Sander Lleshit.”

 

Kryeministri tha se nuk e beson skenarin që Ilir Meta te largohet nga Presidenca per te marr drejtimin e LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *