Australia është një ndër vendet që e presin të parët vitin e ri ndërsa në Sidnei mbahet spektakli madhështor piroteknik. Por këtë vit festimet me fishekzjarre rrezikojnë të anullohen pasi temperaturat e verës kanë arritur në 40 gradë celcius dhe situata e zjarreve ka shkaktuar një gjendje kritike. Që nga muaji shtator,, nëntë persona humbën jetën dhe më shumë se 1.000 shtëpi janë shkatërruar.

Këshilli i Qytetit të Sidneit e aprovoi shfaqjen e së martës për fishekzjarret, por autoritetet e zjarrit paralajmëruan se mund të anullohej nëse kushtet përkeqësohen. Festimet zakonisht gjenerojnë rreth 91 milion dollarë për ekonominë e Uellsit të ri jugor ndërsa vitin e kaluar, shfaqja u ndoq në television nga rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën.

Por situata e zjarreve ka ngritur një debat të madh këtë vit, Kryeministri i Australisë Scott Morrison një ditë më parë deklaroi se festimet duhet të vazhdojnë pavarësisht gjendjes së vështirë, për ti treguar botës se Australia është e fortë. Ndërsa zv.kryeministri i Uellsit të Ri, John Barilaro tha se rreziku është shumë i lartë. Ne duhet të respektojmë vullnetarët tanë të rraskapitur,” shkroi ai në mediat sociale.

Në kryeqytetin Australian, Canberra, fishekzjarret u anuluan dhe sipas organizatorëve edhe aktivitete të tjera, përfshirë shfaqjet e muzikës live, gjithashtu mund të anullohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *