E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Viti i Ri kthehet në tragjedia, nja grua humb jetën nga fishekzjarret në Itali, qindra të plagosur

Fishekzjarret e përdorura për festimet e Vitit të Ri në Itali kanë vrarë një person dhe kanë plagosur 274, tha sot policia.

Në Afragola, pranë Napolit, një grua 45-vjeçare vdiq pasi u godit nga fishekzjarret gjatë festimeve, ndoshta e qëlluar nga një anëtar i familjes, tha policia.

Në të njëjtën kohë, 274 u plagosën në të gjithë vendin. Prej tyre, 49 u detyruan të shkonin në spitale dhe dy janë shtruar në gjendje të rëndë.

Ky numër i lëndimeve është më i lartë se në Vitin e Ri 2023, kur kishte 180 lëndime. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë