Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze, të cilat kanë surprizuar jo pak qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto.

 

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën kineze, në prag të festës së viti të ri kinez, kanë zbritur në Tiranë artin dhe kulturën e këtij vendi.

 

Viti i ri kinez do të festohet me 1 shkurt, pasi kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit.

 

Ndërkohë festimet për këtë vit zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *