Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar studentëve se që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik do të duhet të jenë të vaksinuar.

Për këtë arsye, janë ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit. Sipas Ramës, kjo është një garanci më shumë për një vit shkollorë më të sigurt.

“MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *