Video · Vendi
Viti i Ri 2018 në Tiranë! Spektakël fishekzjarresh për ardhjen e 2018-ës
Ky numërim mbrapsht shënoi momentin e mbërritjes së vitit të ri 2018 në Tiranë.
Një spektakël i vërtetë fishekzjarrësh, organizuar nga Bashkia Tiranë, pushtoi Sheshin “Skendërbej”.
Reklamë
Qytetarët kishin dalë në shesh për të festuar ndërrimin e viteve. Urimet shkojnë për një vit më të lumtur e më të begatë.
Muzikë nga këngëtarët më të mirë dhe shumë argëtim për mijëra qytetarët që kishin mbushur sheshin.
Policia e Shtetit kishte marrë të gjitha masat për të garantuar siguri gjatë festimeve. Asnjë incident serioz nuk u shënua.
Pavarësisht të ftohtit, qytetarët festuan ndërrimin e viteve me shpresën për një vit të ri edhe më të mbarë.
Më shumë video
Reklamë




