Subscribe

Ndonëse ka dy vjet që qeveria ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të kthyer ligjshmërinë në situatën e ujësjellës-kanalizimeve, 2017 ka shënuara një përkeqësim të arkëtimeve. Konstatimi vjen nga Enti Rregullator i Ujit i cili ka evidentuar se pagesat e ujit kanë rënë me 8 perqind .

 

Ndikim në këtë situatë kanë dhënë edhe zgjedhjet parlamentare, ku stafet e ujësjellësve janë fryrë në strukturë ndërsa qytetarët duke shfrytëzuar këtë atmosferë kanë refuzuar të paguajnë.

 

Aktualisht nga 57 ndërmarrje që operojnë në vend, vetëm 18 prej tyre arrijnë të mbajnë veten financiarisht. Ky fakt do të thotë se ka hapësira jo vetëm për miremenaxhim, por edhe për rishikim tarifash.

 

Sa i përket investimeve për ta sjellë rrjetin në gjendje normale, nevojitet një shumë marramendëse, prej 6 miliard euro, ndërsa ERRU do të ketë në fokus të saj monitorimin e ndërmarrjes së Tiranës, e cila këtë viti  nisi aplikimin e tarifave të reja të ujit.

 

Ndërkohë, në 1 Mars Ministria e Infrastrukturës ka paralajmëruar se do të nisë penalitetet për ata qytetarët që ende nuk kanë lidhur marrëveshje më ndërmarrjet për të paguar ujin që konsumojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *