Edhe pse numri i të vaksinuarve në botë është gjithnjw e mw i lartë,infektimet ditore me koronavirus edhe numri i viktimave  janë në rritje. Ky fenomen ka shqetësuar shkencëtarët në mbarë botën të citët vejnë në dyshim mbrojtjen e qw ofrojnw vaksina ndaj varianteve te reja.

 

Në studmin e fundit të kryer nga një  virologe ne Universitetin e wisconsin edhe nga një mikrobiologe në Universitetin e Kembrixhit rezulton se varianti i fundit “Delta” është në gjendje të infektojw  të vaksinuarit  në të njëjtën shkallë sikur ata të mos ishin injektuar as me një dozë të vetme.

Sipas studimit ata mund të transmetojnë koronavirusin dhe të infektojnë të tjerët me të njejën shpejtësi.

 

Ndërkohë britania e madhe ka vendosur një mënyrë tjetër për të analizuar

fuqinë e antitrupave pas infektimit me koronavirus. Nga e marta, qëveria do të vendos në funksion testet e antitrupave ku  cdo person mbi 18 vjec që do të rezultojë pozitiv do ti jepen 2 teste për antitrupat.

 

Analiza e parë do të kryehet në ditët e para të infektimit  në mënyrë qe trupi  nuk do të ketë kohë për të gjeneruar një përgjigje të shpejte të antitrupave ndërsa testi i  dytë do të merret 28 ditë më vonë dhe do të mase antitrupat e gjeneruar në përgjigje të infeksionit.

 

Autoritetet britanikë u shprehen se me kete metode ata do të fitojnë më shumë njohuri mbi ndikimin e programit të vaksinimit dhe përgjigjet imune ndaj varianteve të ndryshme.

 

Ndërkohë  kompanitë farmaceutike  po kerkojnë një mënyre tjetër për të luftuar virusin. AstraZeneca ka prodhuar një ilaç të antitrupave që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të simptomave të COVID-19.

Studimi klinik i fazës 3 tregoi se ilaçi, një kombinim i dy antitrupave me veprim të gjatë, ishte në gjendje të reduktojw simptomat me 77 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *