Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me...

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy...

Vinçi bie dhe ndan në dysh trenin në Tajlandë, 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

14 Janar 09:57

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën pasi një vinç u shemb mbi një tren pasagjerësh, duke shkaktuar një aksident të rëndë hekurudhor në veri të Tajlandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 me orën lokale, në provincën Nakhon Ratchasima, gjatë punimeve për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë.

Sipas autoriteteve lokale, vinçi i vendosur në një kantier ndërtimi u rrëzua papritur mbi trenin me tre vagona, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe doli nga shinat. Në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë, ndërsa disa prej vagonëve pësuan dëme të rënda. Dëshmitarë okularë folën për një zhurmë të fortë të ndjekur nga shpërthime, ndërsa metali i vinçit kishte prerë pothuajse më dysh një nga vagonët.

Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por operacionet u ndërprenë përkohësisht për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar kimike, pa u bërë e ditur origjina e saj. Ministri tajlandez i Transportit deklaroi se do të kryhet një hetim i plotë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Vinçi ishte pjesë e një projekti të madh infrastrukturor për ndërtimin e rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë, i cili pritet të lidhë Bangkokun me Kunmingun në Kinë përmes Laosit. Projekti, me vlerë rreth 5.4 miliardë dollarë, mbështetet nga Kina në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”. Tajlanda ka përjetuar edhe në të kaluarën aksidente të rënda në transport dhe në kantiere ndërtimi, shpesh të lidhura me mungesën e respektimit të rregullave të sigurisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
tajlande Treni vinçi

Nga e njëjta kategori

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i FA në përballimin e vatrave të zjarrit

më shumë...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.