E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Viktima e parë nga koronavirusi në Itali, rritet frikshëm numri i të infektuarve

Italia shënon viktimen e parë nga koronavirusi. 78 vjecari Adriano Trevisan që banonte në komunën e Cremonës vdiq të premten në mbrëmje në spitalin e Padovës pasi ishte infektuar nga virusi I rrezikshëm kinez.

Sakaq spitali ky vdiq ky pacient ne Padova do te qendroje i mbyllur per pak kohe dhe nen survejim per pjese te personelit qe mund te jene infektuar nga viktima.

Një vdekje që ka vënë në alarm Italinë, edhe për shkak të numrit të lartë të rasteve me paciente pozitiv të koronavirusit që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Të premten koronavirusi pati një shpërthim të madh dhe të menjehershëm në këtë vend.

Reklamë

Deri tani regjistrohen 17 të infektuar në rajonin e Lombardisë dhe 1 tjerter në Veneto.

Pas këtyre lajmeve, autoritetet italianë kanë forcuar ndjeshëm masat anti koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë