Subscribe

Është shënuar viktima i dytë nga koronavirusi në Shqipëri. 66-vjeçari nga Lushnja, i cili ishte në terapi intensive në spital humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve të shumta.

 

66-vjeçari vuante dhe nga disa sëmundje shoqëruese si: insuficienca kardiake, edema pulmonare, ndërsa mbahej në jetë përmes aparaturave.

 

Pak ditë më parë ishte ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po kurohej nga mushkria. Ai dyshohet se u infektua me Covid-19 nga një i afërmi i tij, i cili i kishte shkuar për vizitë pasi kishte ardhur nga Italia.

 

66-vjeçari infektoi me koronavirus dhe 9 persona të tjerë, mes të cilëve 8 mjekë dhe infermierë që kujdeseshin për të.

 

Viktima e parë nga koronavirusi, ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila po ashtu vuante nga një sërë sëmundjesh shoqëruese. Ajo ishte shtruar në spital por kishte fshehur historinë e udhëtimit në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *