E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vijon të jetë në arrati/ Gjykata pranon provat e prokurorisë për ish-kryebashkiakun

Gjykatën Penale të Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe avokatët ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet në arrati prej muajsh dhe po gjykohet në mungesë.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Kajmakut do të zhvillohet më 18 qershor. Ai akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ai u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, pasi ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, por diçka të tillë  nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Akuzat e PD rezultuan të vërteta, ndërsa Kajmaku u shpall në kërkim policor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë