Bashkia e Pogradecit ka regjistruar një përqindje të ulët të shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Qarkun e Korçës, një ditë para se të mbahen zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Burime nga KZAZ e kësaj bashkie thanë se ka një ritëm të ulët të shpërndarjes së materialeve të votimit dhe përgatitjes të infrastrukturës zgjedhore në zonën e Pogradecit.

 

Nga afro 110 qëndra votimi ku duhet të jenë të gatshme materialet zgjedhore, bëhet me dije se vetëm 70 prej tyre janë duke u pajisur me këto materiale. Pjesa më e madhe e materialeve ka aritur të shpërndahet në njësitë administrative të fshatrave, ndërsa problem mbetet qyteti i Pogradecit.

 

Ka të dhëna se institucione të caktuara për qëndra votimi si shkolla dhe çerdhe në administrim të bashkisë rezultojnë të mbyllura në qytetin e Pogradecit.

 

Policia që ndërhyri një ditë më parë me arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të bashkisë që u kapën duke kyçur shkollat, nuk ka ndërhyrë më tej në bllokimin e proçesit të materialeve zgjedhore në qytetin e Pogradecit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *