Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku i është përgjigjur deputetit të PD, Fredinant Xhaferri pas termit “çupëlina” të përdorur prej tij, në drejtim të ministreve të qeverisë.

 

Balluku tha se një gjuhë e tillë nuk duhet përdorur, pasi në parlament e ndjen veten të barabartë. Ajo thotë më tej, se argumentimi se kabineti i Ramës është më shumë i mbushur me gra, nuk është argument që mund t’i sulmojë ata politikisht.

 

“Keni një vajzë që e keni ekselete e është gocë shumë e mirë dhe profesioniste. Si baba i një vajze si e gjeni guximin të ofendoni gratë. Unë s’e ndaj shumë mendimin gra dhe burra në parlament sepse mendoj që jemi të gjithë të votuar. E vetmja gjë që gjeni për ti thënë qeverisë Rama është se ka gra e çupëlina tregon që jemi mirë e ju mëreni me këtë argument. I drejtohem kolegeve demokrate. A ndiheni mirë kur dëgjoni kolegët tuaj kur flasin për gratë në këtë gjuhë?

 

A i thoni ndonjë fjalë kolegut që të paktën të mos e përsërisë më? Kolegët tanë nuk dalin t’ju marrin nëpërkëmbë e as t’ju ofendojmë. Është kthyer në qesharake. Është mirë të mblidhni këto burra e të merren me diçka tjetër e jo për faktin se jemi gra, çupëlina apo të vjetra në moshë. Nuk është ky argumenti për të na goditur politikisht, ka shumë argumente të tjera”, Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *