Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi këtë të dielë për një lagje në perifrerti të qytetit të Gazës duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh të banorëve civilë.
Urdhrat e reja sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite erdhën pas disa sulmeve me raketa të nisura në drejtim të izraelit nga e njëjta lagje.
Përgjegjësia e breshërisë me raketa të shtunën u mor nga krahu i armatosur i Hamasit, i cili tha se kishte shënjestruar një bazë të ushtrisë izraelite afër kufirit.
Në Gazën veriore, ku forcat izraelite kanë operuar kundër rigrupimit të militantëve të Hamasit që nga fillimi i muajit të kaluar, zyrtarët shëndetësorë thanë se një dron izraelit hodhi bomba në spitalin Kamal Adëan, duke plagosur edhe drejtorin e ti.
Forcat izraelite thonë se militantët e armatosur përdorin ndërtesa civile duke përfshirë blloqe banimi, spitale dhe shkolla për mbulim operacional.
Në javët e fundit, Izraeli tha se kishte lehtësuar shpërndarjen e furnizimeve mjekësore dhe karburantit dhe transferimin e pacientëve nga spitalet e Gazës veriore në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të paktën 10 viktima janë raportuar në Gazën qendrore në sulme të tjera të ushtrisë izraelite vetëm gjatë natës së kaluar. Ndërkohë sulmet nuk janë ndalur për asnjë moment edhe në Liban.
Disa viktima janë raportuar në orët e fundit si pasojë e sulmeve ajrore në periferinë jugore të Bejrutit. /vizionplus.tv




