E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të lënduar

Situata në zonën e Rrjollit këtë të shtunë u përshkallëzua në përplasje të tjera mes banorëve dhe punonjësve të kompanisë së ndërtimit, të cilët nuk i lejuan ata të futeshin në tokat që pretendojnë pronësinë.

Përplasja degradoi në përdorimin e e shkopinjve të gomës dhe sendeve të forta, ndërsa banorët dëmtuan eskavatorët e firmës së ndërtimit.

Disa prej banorëve u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Prej gati një muaj banorët e Baks Rrjollit kanë kundërshtuar investimin në tokat për të cilat ata pretendojnë se kanë dokumentet që vërtetojnë pronësinë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë