Protestat në SHBA pas vdekjes së afrikano amerikanit Xhorxh Floyd nuk janë ndalur.

Ndryshe nga herët e tjeratubimet janë paqësore, ndërsa më shumë se 10 mijë persona në mbarë vendin janë arrestuar për dhunë.

 
Por ndërsa protestuesit kërkojnë drejtësi dhe ndalimin e dhunës së policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, autoritetet njoftuan se 3 oricerët e tjerë të pranishëm gjatë arrestimit të Flloid, akuzohen për bashkëpunim në vrasje. Derek Chauvin i cili vendosi gjurin në fytin e Floid për gati 9 minuta, duke i shkaktuar asfiksi dhe më pas vdekjen tashmë është ne burg.

Protestat për vdekjen e Xhorxh Flloid kanë nxitur dhe reagimin e ish presidentit Barack Obama, njëherësh dhe president i parë me ngjyrë në historinë amerikane. Obama tha me optimizëm se Amerika “do të bëhet më e mirë” sepse të rinjtë janë të përfshirë në trajtimin e çështjeve që kanë çuar në organizimin e protestave në rrugë. Ai madje i ka bërë thirrje çdo kryebashkiaku amerikan të reformojë politikat e përdorimit të forcës nga ana e ana e policisë.

BARACK OBAMA
ISH-PRESIDENT I SHBA

“Ndjehuni me shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar … ndryshimi po vjen … llojet epike të ndryshimit në vendin tonë do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time.”

Mediat amerikane shkruajnë edhe për një përplasje mes Presidentit Trump dhe ish sekretarit të mbrojtjes Jasmes Mattis për cësthjen e Floyd, duke e akuzuar se po përcan amerikanet. Por Trump iu kundërpëtrgjigj duke thënë se Mattis nuk bëri thuajse asgjë kur ishte në detyrë pavarësisht se iu ofrua gjithçka.


Protestat në SHBA të nxitur nga zemërimi për brutalitetin e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë nisënjavën e kaluar. Xhorxh Flloid pas autopsisë ka rezultuar edhe pozitiv ndaj koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *