Policia e Tiranës arrestoi këtë të enjte një 39-vjeçar të akuzuar për një seri vjedhjes të ndodhura gjatë 2020.

 

I arrestuari me inicialet M. O. është autor i dyshuar i tetë vjedhjeve të makinave të ndodhura në qarkun e Tiranës.

 

Sipas policisë, ai vepronte gjatë orëve të vona të natës. Si fillim 39-vjeçari studionte vendet dhe mjetet që do të vidhte.

 

Më pas shkonte në vendet ku ishin parkuar makinat dhe ndërpriste energjinë elektrike.

 

Makinat e vjedhura ai i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi. Për ta prangosur, policia kishte ngritur edhe shërbime grackë. Më parë 39-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *