E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhte dhe shiste naftën e automjeteve të TAP, pranga 25-vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar dhe ka shpallur një tjetër në kërkim nën akuzën e vjedhjes dhe të shpërdorimit të detyrës.

 

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Martin Elezi, 25 vjeç, nga fshati Floq-Korçë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.B.

 

Reklamë

Arrestimi i Elezit është bërë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1500 litra karburant (naftë).

 

Këtë sasi nafte 25-vjeçari e kishte blerë shtetasit A.B, i cili duke shpërdoruar detyrën në mënyrë të përsëritur, dyshohet se ka vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti nga mjetet e TAP-it, duke e shitur më pas këtë sasi tek shtetas të tjerë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë