Kronikë
Vidhnin ujin e ndërmarrjes, arrestohen dy persona në Durrës

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje uji dhe shpërdorim detyre.
Reklamë
Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia e Fundit”, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. Gj., 50 vjeç, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a., Durrës, sepse me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.
Gjithahstu në pranga ka rënë edhe shtetasi me iniciale S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse ky shtetas vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




