Një argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës është vjedhur gjatë natës.
Sipas policisë lokale autorët së pari kanë thyer xhamin e këtij dyqani e më pas kanë hapur qepenën duke hyrë brenda. Të njëjtat burime thanë se autorët kanë arritur të marrin sasi jo të vogël të sendeve me vlerë si unaza, ora dhe varse floriri.
Policia ka sekuestruar disa pamje filmike nga kamerat e sigurisë të objekteve përgjatë pedonales por deri tani nuk ka arritur të shkojë tek autori apo autorët të cilët kanë kryer grabitjen.
Ky nuk është rasti i parë që në qendër të Korçës kryen vjedhje të dyqaneve të floririt. Kohë më parë po në pedonale janë vjedhur dy dyqane të sendeve me vlerë. Policia në asnjë rast nuk ka shkuar tek autorët./vizionplus.tv





