Kronikë
Vidhet banesa e gjyqtares së Durrësit, autorët marrin para dhe bizhuteri

Hajdutët në Durrës nuk kanë kursyer as shtëpinë e gjyqtares së këtij qyteti, Shpëtime Pitaku. Burime të policisë bënë të ditur se asaj i janë marrë sende me vlerë dhe një sasi parash.
Vetë gjyqtarja Pitaku e ka denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se i kanë vjedhur disa bizhuteri floriri dhe rreth 2 milionë lekë.
Reklamë
Rreth një javë më parë, autorët kanë hyrë brenda në shtëpi kur brenda saj nuk kishte asnjë person, ndërkohë që hetuesit janë përpjekur të sigurojnë prova për identifikimin e autorëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




