Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në takimin e së shtunës që do të organizohet në Sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Përmes një videomesazhi të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ai thekson se mbështetja e qytetarëve është e rëndësishme për të çuar më tej punën e nisur, për ta kthyer Tiranën në qytetin që e duam të gjithë.

Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se do të jetë Sheshin “Nënë Tereza” bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës bashkë me familjen e tyre.

 

Videomesazhi i kryebashkiakut Veliaj

“Përshëndetje! Katër vite më parë ne nisëm një rrugëtim të jashtëzakonshëm për Tiranën. Vizatuam një ëndërr se çfarë mund të ishte qyteti ynë ideal. Ndërtuam fillimisht çerdhet, kopshtet, shkollat, pastaj parqet, këndet e lodrave, më pas sheshin “Skënderbej”, Bulevarin e ri, Liqenin, dhe Pazarin. Por ne e dimë që e mira s’ka fund. Ndaj unë sërish kam nevojë për ju. Kam nevojë për ndihmën tuaj. Dua të më jepni një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën akoma më tej. Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty, me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 23 mars, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku ne do të fillojmë katër vitet e një energjie të jashtëzakonshme për Tiranën, për ta bërë qytetin e ëndrrave, realitet. Qyteti ynë nuk i nënshtrohet dhunës, dhe bullizmit. Qyteti ynë do kujdesin, do kulturën, do zhvillimin. Shihemi të gjithë të shtunën, bashkë me familjet tona!”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *