Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë që u përfshi nga flakët.

 

Peleshi shprehet se në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës sonë detare ajo Butrinti dhe patrulluese R-117.

 

“Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *